Bombë nga Franca: Paredes te Milani, ndërsa ylli i Rosonerëve te PSG!

Lajm bombastik nga Franca, PSG dhe Milan shkëmbejnë yjet e tyre.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat franceze, PSG synon transferimin e Ismael Bennacer në merkaton e verës.

Parisienët kanë shfaqur interesim për mesfushorin algjerian për një kohë të gjatë dhe janë të gatshëm ta sakrifikojnë Paredesin.

Leonardo ia ka ofruar Rosonerëve kartonin e Paredes dhe 20 milionë euro në këmbim të Bennacer.

Mbetet ta shohim nëse Milan do ta pranojë ofertën e PSG.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here