Presidenti i Barcelonës ka plane të tjera.
Joan Laporta është rikthyer në krye të Barcelonës dhe në klub është kthyer menjëherë atmosfera pozitiv.
Barcelona u eleminua nga PSG në Ligën e Kampionëve, mirëpo Katalansit dhuruan një paraqitje mbreslënëse në ndeshjen e kthimit.
Me rikthimin e Laportas në krye të Barcelonës është spekuluar se Xavi do ta marrë drejtimin e skuadrës.
Mirëpo portali i njohur Don Balon, raporton se Laporta në fakt planifikon ta emërojë për trajner Julian Naglesmann.
Qëndrimi i Koeman do të varet nga rezultatet në fund të sezonit. Në rast se Koeman nuk arrin ta fitojlë La Ligan, Laporta do të hidhet në sulm për Naglesmann.