Gianluca Mancini tek rivalët e Romës!

Gianluca Mancini është padyshim njëri prej mbrojtësve që ka spikatur më së shumti në Serie A dhe interesimi për të nuk ka të ndalur gjithashtu edhe nga Premier League.

Manchester United dhe Chelsea dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e tij gjatë kësaj vere por Antonio Conte nuk e ka ndërmend që të lëshojë pe në këtë garë.

24 vjeçari i ka kushtuar skuadrës së Romës 15 milionë euro dhe 8 milionë të tjera në formë bonusesh i janë dhënë Atalantas ndërsa tashmë çmimi i tij ka kaluar shifrën e 30 milionë eurove.

Për Conten ky futbollist është një ‘Arterie vitale’ sa i përket sezonit të ardhshëm ku do të garojnë edhe në Champions League dhe me një Milan Skriniar që nuk duket i sigurt për qëndrimin e tij atëherë Mancini do të jetë një qetësues sa i përket mbrojtjes tek zikaltërit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here