Probleme për Pirlon, Juventus me dy mungesa të tjera për sfidën me Cagliarin

Juventus do të duhet të lërë pas eliminimin nga Champions League dhe duhet të rikthejë vëmendjen në Serie A, ku do të ketë përballë Cagliarin.

Në kundër të kësaj ndeshjeje, trajneri Pirlo merr një lajm të keq, ku janë konfirmuar dy mungesa të tjera, përveç lojtarëve që ishin të sigurt që nuk do të grumbulloheshin. Bëhet fjalë për Aaron Ramsey dhe Gigi Buffon.

Të dy kanë dëmtime dhe nuk do të jenë të gatshëm për Pirlon në ndeshjen që do të luhet në Sardenjë. Përveç Buffon dhe Ramsey, mungesa të tjera do të jenë edhe Demiral (dmëtim muskulor), Bentacur (COVID-19) dhe Paulo Dybala.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here