Inter dhe Arsenal kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.
Kriza e shkaktuar nga Covid-19, ka bërë që klubet të shkëmbejnë yjet mes tyre.
Portali i njohur italian Calcio Mercato, ka lëshuar sot një lajm bombastik duke raportuar se Inter dhe Arsenali mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e verës.
Topçinjtë synojnë transferimin e Achraf Hakimit dhe janë të gatshëm tia ofrojnë Neroaxurëve dyshen Lacazette, Bellerin.
Hakimi po shkëlqen te Interi këtë sezon dhe disa gjigantë e dëshirojnë marokenin në merkaton e verës.
Sipas Calcio Mercato Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij shkëmbimi dhe mbetet ta shohim nëse klubet do të arrijnë marrëveshje.