Për Juventus kjo verë duket më shumë si një fazë për të larguar emrat e tepërt nga skuadra por Paolo Dybala nuk është një i tillë edhe pse argjentinasi nuk dëshiron më qëndrimin tek kjo skuadër.
I frustruar me raportin jo të mirë me Andrea Pirlon ai ka vendosur tashmë që këtë verë të largohet nga Zonja e Vjetër dhe interesimi për të sigurisht që është shumë i madh.
Corriere dello Sport raporton se në garë për të menjëherë kanë hyrë Barcelona dhe Paris Saint Germain.
Favorite në këtë garë padyshim që është Barcelona ku Leo Messi ka raporte të shkëlqyera me ta dhe skuadra blaugrana është e gatshme që të ofrojë shërbimet e Antoine Griezmann për të afruar argjentinasin në Camp Nou.