Mesfushori i Real Madrid, Federico Valverde është një emër që po pëlqehet shumë nga gjermanët e Bayern Munich, raporton kështu e përditshmja spanjolle Marca.
Gjigantët e Bundesligas po kërkojnë transferimin e 22 vjeçarit pas largimit të Thiago Alcantaras në drejtim të Liverpoolit verën e kaluar, por deri më tani Los Blancos kanë bllokuar çdo tentativë të tillë.
Bayern po provon që gjatë kësaj vere të tentojë transferimin e tij mirëpo Real Madrid njëherë nuk e ka në konsideratë aspak shitjen e tij.