Mesfushori i Realit, Federico Valverde ka përfunduar në shënjestrën e Bayernit, raporton Marca.
Bavarezët kanë shfaqur interesim për Valverden, pas largimit të Thiago Alcantaras, mirëpo Los Blancos nuk e kanë ndërmend ta shesin 22-vjeçarin.
Bayerni do të tentojë përsëri transferimin e Valverdes në merkaton e verës dhe mbetet ta shohim se cila do të jetë oferta e Bavarezëve.
Valverde ka luajtur 23 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar tre gola, ndëra vlera e tij në treg është 70 milionë euro.