E bujshme: Mohamed Salah rikthehet në Serie A

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah mund të rikthehet në Serie A, pas përfundimit të këtij sezoni.

Salah ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023 dhe nuk dëshiron ta rinovojë atë.

Portali spanjoll Todo Fichajes, raporton se Juventus synon transferimin e egjiptianit në merkaton e verës.

28-vjeçari ka shënuar 25 gola në 39 ndeshje të luajtura këtë sezon dhe  po vazhdon të luaj në nivele të larta.

Juventus ka probleme të shumta në sulm dhe Salah pritet ta zërë vendin e Dybalas, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Zonja e Vjetër.

Biankonerët do të arkëtojnë 60 milionë euro nga shitja e Dybalas, ndërsa për Salah do të duhet të paguajnë më së paku 100 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here