Ronaldo OUT, Juventus ka gati pasuesin e tij për 80 milionë euro!

Cristiano Ronaldo vazhdon akoma që të jetë temë kryesore tek skuadra e Juventusit pasi nj largim i mundshëm ka javë që po përflitet.

Një rikthim i tij tek Real Madrid po trumpetohet shumë këto ditë mirëpo edhe zëvëndësuesi i tij mund të vijë nga Madrid por nga rivalët e Los Blancos, Atletico Madrid.

Siç raporton Todofichajes, Juventus po mendon për transferimin e Joao Felix në rast se do të largojnë Cristiano Ronaldon nga skuadra gjatë kësaj vere.

Marrëdhëniet në mes të futbollistit dhe Diego Simeones nuk janë më të mirat për arsye se ky i fundit nuk është aspak i bindur me paraqitjet e tij në këtë sezon.

80 milionë euro është shuma që Juventus është e gatshme të ofrojë për shërbimet e portugezit, shifër kjo që mund të jetë e mjaftueshme për Los Colchoneros.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here