Saul Niguez tek gjiganti i Serie A!

Saul Niguez është i gatshëm që në fund të këtij sezoni të largohet nga skuadra e Atletico Madridit.

Mesfushori spanjoll më herët pëlqehej shumë edhe nga Bayern Munich mirëpo tashmë mund të përfundojë tek skuadra e Juventusit.

Ai mund të largohet nga Colchoneros për një shifër që varion nga 35 milionë euro deri në 50 milionë.

Në të kaluarën ai ishte shumë i pëlqyer nga Juventusi dhe tashmë ky interesim duket se është duke u ringjallur dhe këtë verë gjithçka mund të konkretizohet.

Një blerje e tillë për Zonjën e Vjetër në një formë duket edhe e obligueshme për shkak të Aaron Ramsey i cili nuk ka bindur aspak dhe i cili pritet të largohet gjatë kësaj vere dhe një pozitë në mesfushë automatikisht do të jetë e lirë për Niguez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here