Agnelli ka mbushur mendjen, ky do jetë trajneri i ri!

Për Andrea Agnellin tashmë gjithçka është e qartë, Andrea Pirlo pas kësaj vere nuk do të qëndrojë më në stolin e Zonjës së Vjetër për shkak të rezultateve të dobëta këtë sezon.

Ai pëlqen idenë për ta sjellë në Torino ish yllin e kësaj skuadre, tashmë trajner të Real Madridit, Zinedine Zidane.

Mirëpo për një transferim të tillë ekziston vetëm një problem që Juventus nuk e ka ndërmend ta zgjidhë.

Kjo pasi Zidane kërkon që me vete të marrë edhe Karim Benzeman mirëpo një gjë e tillë nuk po pranohet nga Agnelli për arsye se ai po kërkon një sulmues më të ri në moshë pasi për këtë arsye po mendohet edhe të shitet Alvaro Morata gjatë kësaj vere.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here