Milinkovic-Savic do të lërë Lazion këtë verë për gjigantin europian!

Mesfushori i skuadrës së Lazios, Sergej Milinkovic-Savic me shumë mundësi këtë verë do të largohet nga Lazio për të zënë vendin e Luka Modric tek skuadra e Real Madrid, siç raporton Don Balon.

26 vjeçari është pjesë e Lazios qysh prej vitit 2015 dhe deri më atëherë ka zhvilluar më shumë se 200 ndeshje për skuadrën nga kryeqyteti.

Vlera e tij ka arritur tashmë një shifër prej 70 milionë eurosh por madrilenët nuk e kanë ndërmend të kursejnë shumë për të siguruar shërbimet e një futbollisti të tillë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here