Barcelona ka triumfuar me poker ndaj Huescas në shtëpi me shifrat 4-1.
Një fitore e merituar e katalanasve, që konfirmojnë momentin e shkëlqyer që po kalojnë, duke koleksionuar fitoren e katërt radhazi në La Liga.
Messi e nisi me një supergol ndeshjen, teksa në minutën e 13’ shkundi rrjetën me një predhë me të majtën.
Të njëjtën gjë bëri edhe Griezmann, i cili përsëri me një goditje të fortë, shkundi rrjetën në minutën e 35’.
Pjesa e parë u mbyll me një gol nga miqtë, që u shënua nga sulmuesi Mir, pas një penalltie shumë misterioze.
Fraksioni i dytë nisi me Barçën përsëri dominante, që gjeti edhe golin e tretë me Minguezan. Në fund pati vend edhe për një tjetër gol nga Lionel Messi, që mbylli gjithçka me rezultatin 4-1.
Kështu, Barcelona ngjitet në vendin e dytë me vetëm 4 pikë më pak se Atletico Madrid. Katalanasit tashmë duket më afër se kurrë vendit të parë, pas një nisje sezoni mes shumë ulje-ngritjesh.