Shkëmbim spektakolar: Ronaldo rikthehet në Madrid, ndërsa ylli i Realit te Juventusi

Lajm bombastik nga Spanja, Ronaldo rikthehet te Reali, ndërsa ylli i Los Blancos tek Juventusi.

Cristiano Ronaldo sipas të gjitha gjasave është duke e luajtur sezonin e tij të fundit tek Juventusi.

Biankonerët u eleminuar për të tretin vit rradhazi nga Liga e Kampionëve dhe portugezi nuk i beson për projektit të Agnellit.

Sipas zërave që po qarkullojnë ditët e fundit, Ronaldo mund të rikthehet në Santiago Bernabeu.

Mediat spanjolle kanë lëshuar sot një lajm bombastik, duke raportuar se Juventus dhe Reali mund të shkëmbejnë Ronaldon me Iscon.

Isco pëlqehet shumë nga Andrea Pirlo dhe Biankonerët dëshirojnë të përfitojnë nga largimi i Ronaldos.

Madrilenët janë të hapur për këtë shkëmbim, pasiqë Isco nuk bën pjesë në planet e Zidane.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here