Barcelona do të ofrojë Griezmann për Dybalan!

Barcelona ka shprehur gatishmërinë për të ofruar shërbimet e Antoine Griezmann në këmbim të sulmuesit të skuadrës së Juventusit, Paolo Dybala, raporton Calciomercato.

Sulmuesi argjentinas është pranë largimit nga Zonja e Vjetër dhe Barcelona mendon se ai është përforcimi ideal për sulmin e tyre gjatë kësaj vere.

Katalanasit janë të gatshëm që të ofrojnë shërbimet e francezit në dispozicion mirëpo kërkesat për pagë të Griezmann mund të largojnë interesimin e Zonjës së Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here