Conte jep dritën e gjelbërt: Inter për 40 milionë euro transferon yllin e Premier League!

Inter është gati të bëj një ofertë të madhe në drejtim të skuadrës së Leicester Cityt për të siguruar shërbimet e Youri Tielemans, raporton kështu e përditshmja spanjolle TodoFichajes.

Paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni i kanë rënë në sy skuadrës së Interit e cila tashmë është gati që për të të investojë rreth 40 milionë euro për ta sjellë atë në Giuseppe Meazza.

Trajneri Antonio Conte ka dhënë dritën e gjelbërt për këtë transferim dhe i ka kërkuar Beppe Marottas që sa më shpejt të sigurojë shërbimet e tij.

Tielemans ka një kontratë me Leicester që skadon në vitin 2023 mirëpo ambiciet e tij janë që të transferohet tek ndonjë skuadër më e madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here