Gasperini tek gjiganti i Serie A, surprizë e hidhur për Atalantan!

Skuadra e Gasperinit u skualifikua mbrëmë nga Champions League dhe pa një prezencë në këtë kompeticion në sezonin e ardhshëm ai mund të largohet nga Bergamo gjatë kësaj vere.

Në skenë tashmë ka hyrë skuadra e Napolit e cila sheh tek italiani zëvëndësuesin perfekt për Gennaro Gattuson i cili nuk po bind shumë këtë sezon.

Kështu të paktën ka deklaruar gazetari Paolo Esposito i cili shtoi gjithashtu se Gian Piero Gasperini nuk do të largohet i vetëm nga kjo skuadër pasi me vete do të marrë edhe 4 futbollistë të Atalantas por duke mos cekur emra.

Ai shtoi gjithashtu se Napoli me Gasperinin dhe me 4 futbollistë aktualë të Atalantas do të ishte një pretendente serioze për titullin në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here