Merret vendimi: Inter largon 3 futbollistë të saj!

Inter është e gatshme që të nxjerrë në shitje treshen e futbollistëve: Matias Vecino, Arturo Vidal dhe Radja Nainggolan, të paktën kështu raporton Calcio Mercato.

Gjiganti italian po shpreson që nga këto largime të arkëtojë diku rreth 30 milionë euro pasi që të tre këta futbollistë janë tepricë në skuadër për shkak se nuk bëjnë pjesë në planet e Contes.

Vidal mund të transferohet tek Flamengo në Brazil, Nainggolan tek Cagliari ndërsa destinacioni i ardhshëm i Vecinos mbetet akoma i panjohur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here