‘Dezerteri’ Zaniolo, transferohet tek rivalët e Romës!

Nicolo Zaniolo duket se është i lodhur me situatën tek Roma dhe këtë verë do të jetë në kërkim të një klubi që është në gjendje të luftojë për trofe.

Juventus ka kohë që ka shfaqur interesim për mesfushorin e talentuar dhe kjo verë është mundësia perfekte për Zonjën e Vjetër që të sigurojë shërbimet e tij.

Aktualisht i dëmtuar Zaniolo njëherë po kërkon që sa më parë të rikthehet në fushën e blertë mirëpo një fakt i tillë nuk i ndalon palët që të zhvillojnë bisedime.

Futbollisti i lindur në 1999 kërkon rikthimin sa më shpejtë në fushën e blertë për të pasur një vend në kombëtaren italiane.

Giallorossët kishin shumë plane për të ardhmen e tij në Olimpico mirëpo duket se gjithçka do të shkojë huq pasi ai këtë verë me shumë gjasa do të largohet nga kjo skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here