Interi e kërkonte por Real transferon yllin e Serie A për 30 milionë euro!

Deri më tani skuadra e Interit shihej si favoritja kryesore për të siguruar shërbimet e Rodrigo De Paul por tashmë gjërat duken se kanë marrë një kahje tjetër.

Përderisa Inter po mendon për transferimin e tij, Real Madrid mund të tregohet shumë më e shpejtë dhe të sigurojë shërbimet e argjentinasit i cili është duke kaluar një tjetër sezon të jashtëzakonshëm në Serie A.

Kriza ekonomike ka bërë që madrilenët të heqin dorë nga Camavinga dhe të rikthejnë fokusin tek De Paul i cili është një opsion më i lirë dhe Zidane ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që shumën prej 30 milionë eurosh ta bëjnë gati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here