Kriza ekonomike: Inter detyrohet të shesë yllin e saj tek Liverpool!

Liverpool këtë verë do të kërkojë që nga Interi të transferojë mbrojtësin e tyre, Alessandro Bastoni i cili është shumë i rëndësishëm mirëpo kriza ekonomike mund të detyrojë Neroazzurët për të lejuar largimin e tij.

Gazzetta dello Sport raporton se Bastoni është objektivi kryesor i The Reds gjatë kësaj vere.

21 vjeçari këtë sezon për skuadrën e Contes ka zhvilluar 32 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola dhe tek Liverpool janë të bindur se ai është i duhuri për të zëvëndësuar Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez.

Skuadra e Klopp është e gatshme që të paguajë deri në 50 milionë euro mirëpo në këtë garë nuk është e vetme pasi Barcelona dhe Bayern Munich janë të interesuara për shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here