Merkatoja verore: Juventus njofton ardhjen e bomberit!

Juventus është në kërkim të një sulmuesi të mirëfilltë dhe tashmë duket në gjurmë të duhura për të siguruar një emër që është i denjë për këtë rol.

Bëhet fjalë për Arkadiusz Milik i cili tashmë është pjesë e skuadrës së Marseille mirëpo një gjë e tillë nuk e pengon polakun që të transferohet tek Zonja e Vjetër.

Në rast se Marseille dështon të kualifikohet në Champions League atëherë për Biankonerët hapet rruga për blerjen e tij i cili mund të rikthehet në Serie A për një shifër prej vetëm 12 milionë eurosh.

Milik deri në sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Napolit dhe ishte i kërkuar nga shumë skuadra të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here