Në fund të këtij sezoni pritet që të ndodhin shumë ndryshime tek skuadra e Napolit dhe në rast të kualifikimit në Champions League atëherë në stolin e kësaj skuadre pritet të vijë një emër i madh.
Fitorja javën e kaluar ndaj Milanit i ka dhënu shumë entuaziazëm skuadrës napolitane e cila tashmë më shumë se kurrë beson tek kualifikimi në Champions këtë sezon.
Në rast se ndodhë një gjë e tillë atëherë De Laurentiis do të ftojë në skuadër Massimiliano Allegrin i cili duket ka vetëm këtë kusht për të pranuar një ofertë të tillë dhe për tu rikthyer në Serie A.
Ish trajneri i Juventusit mbetet i preferuari i presidentit të Napolit edhe për faktin që aktualisht nuk është duke drejtuar asnjë skuadër tjetër dhe është i lirë për të negociuar.