Milan, gati transferimi i madh nga Spanja!

Në Spanjë janë të sigurt për një gjë, ky futbollist do të largohet nga kjo skuadër gjatë kësaj vere.

Bëhet fjalë për Lucas Vazquez i cili pritet të largohet nga Real Madrid gjatë kësaj vere për shkak të pamundësisë për të gjetur hapësirat e nevojshme tek skuadra e Zinedine Zidane.

Siç raporton Don Balon, gjatë javëve të ardhshme do të bëhet i ditur edhe zyrtarisht largimi i tij nga Los Blancos.

Ky duket se është lajmi që ka pritur me muaj të tërë Paolo Maldini i cili kërkon transferimin e tij gjatë kësaj vere.

29 vjeçari mund të fillojë bisedimet me Rossonerët dhe një marrëveshje mund të jetë shumë lehtë e arritshme gjatë javëve të ardhshme nëse Milan është e gatshme ti ofrojë një pagë që ai kërkon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here