Paolo Maldini është shumë pranë arritjes së një goditjeje të madhe në merkato për Milanin.
Bëhet fjalë për Arkadiusz Milik, aventura e të cilit me Marseille mund ti zgjasë vetëm 6 muaj pasi Rossonerët kanë shfaqur interesim për transferimin e tij.
Për polakun duket se janë hapur përsëri dyert për një rikthim në Itali dhe kësaj rradhe tek një skuadër e madhe siç është Milani.
Përparësia për kuqezinjtë qëndron tek një çmim relativisht i ulët për kartonin pasi Marseille ka një klauzolë të largimit prej vetëm 12 milionë eurosh për të, shifër kjo mëse e përballueshme nga Rossonerët.