Juventus transferon 3 italianë gjatë kësaj vere!

Një skuadër e re pritet që të krijohet nga Juventusi merkaton e ardhshme ku shumë emra pritet të largohen dhe prurje të reja priten të vijnë në Allianz Stadium.

Fabio Paratici ka identifikuar tashmë objektivat e skuadrës dhe bëhet fjalë edhe për një treshe italiane që ka rënë në sytë e drejtuesve të skuadrës.

Bëhet fjalë për Kean të Everton i cili është i huazuar tek PSG, pastaj për Locatellin e Sassuolos dhe Emerson të Chelseas.

Emerson është një objektiv i vjetër i Interit ndërsa blerja më e shtrenjtë pritet që të jetë ajo e Locatellit i cili mund ti kushtojë Zonjës së Vjetër hiç më pak se 40 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here