Çfarë dyshe: Verratti dhe De Paul tek një skuadër në Serie A!

Mesfushori i Paris Saint Germain Marco Verratti dhe kapiteni i Udineses Rodrigo De Paul prej sezonit të ardhshëm do të luajnë së bashu në një skuadër në Serie A, lajm ky që pohohet nga gazetari Françesko Repiçe.

Ai gjithashtu në emisionin Juventibus raportoi që Juventusi është duke shqyrtuar gjithashtu mundësinë për të transferuar edhe Manuel Locatellin nga Sassuolo.

Ndërsa ai që nuk besohet se do të vijë tek kjo skuadër është Zaniolo i Romës, lajm që vërtetohet nga ky gazetar.

Më herët Zonja e Vjetër kishte shfaqur interesim edhe për Houssem Aouar nga Lyon mirëpo një interesim i tillë tashmë duke se është zbehur dhe se Verratti e De Paul janë dy emrat që po kërkohen tashmë nga kjo skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here