E bujshme: Sofyan Amrabat transferohet te gjiganti italian

Sofyan Amrabat mund të largohet nga Fiorentina në fund të sezonit.

Fiorentina e bleu Amrabat nga Verona për 20 milionë euro, shifër kjo e lartë për një klub si Viola, mirëpo mesfushori 24-vjeçar mund të largohet nga Firenze në fund të sezonit.

Sipas Corriere Fiorentino, Amrabat ka mosmarrëveshje me trajnerin Cesare Prendellin dhe nuk dëshiron të qëndrojë më te Fiorentina.

Amrabat dhe Prandelli patën një zënkë pas ndeshjes me Spezian dhe drejtori i Fiorentinës Joe Barone ishte i detyruar të ndërhyjë.

Drejtuesit kanë mbajtur anën e Prandellit dhe Amrabat ishte në stol për disa ndeshje.

Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milan dhe Rosonerët do të hidhen në sulm në merkaton e verës.

Amrabat ka kontratë deri në vitin 2024 dhe Milan do të duhet të paguaj më së paku 20 milionë euro për kartonin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here