Duket se aventura e Andrea Pirlos tek skuadra e Juventusit do të mbarojë pas vetëm një sezoni të kaluar me këtë skuadër për shkak të rezultateve jo shumë të mira.
Shumë zëra thonin që zëvëndësuesi i tij do të jetë trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane mirëpo kjo gjë e tillë duket vështirë e realizueshme pasi një projekt tjetër po bëhet gati nga Andrea Agnelli.
Nga Spanja erdhi lajmi nga e përditshmja spanjolle Don Balon që emri i ri që do të marrë këtë vend është ai i Gian Piero Gasperinit që është aktualisht trajner i Atalantas.
Gasperini është në kërkim të një skuadre për të konkuruar në Champions League dhe këtë sezon Atalanta vështirë se do ta arrijë një gjë të tillë.