Sipas Don Balon, ideja e fundit e Diego Simeone është sulmuesin i Inter-it, Lautaro Martinez.
Trajneri argjentinas do të kërkojë të bindë zikaltrit, duke i ofruar atyre një këmbim me Joao Felix, edhe pse diferenca mes vlerave të dy lojtarëve është vetëm 10 milionë euro.
Madrilenët, gjithmonë sipas portalit spanjoll, nuk janë shumë të kënaqur me yllin portugez dhe janë të gatshëm ta sakrifikojnë për të siguruar Demin e Inter-it.
Për Felix interesohet edhe Juventus, që e konsiderojnë 21-vjeçarin e Colchoneros si pasardhësin ideal të Paulo Dybala, i cili nuk e ka rinovuar akoma kontratën që skadon në 2022-shin.