Philippe Coutinho përsëri në Serie A!

I lënë në hije tek skuadra e Ronald Koeman, Philippe Coutinho është në kërkim të skuadrës së tij të ardhshme dhe tashmë duket se e ka gjetur atë.

Bëhet fjalë për Juventusin e cila po mendon seriozisht për të rikthyer ish yllin e Interit në Serie A.

Don Balon raporton se një transferim i tillë pritet ti kushtojë Zonjës së Vjetër diku rreth 40 milionë euro por nuk e kanë ndërmend që ta lënë këtë transferim për shkak të problemeve financiare.

Cristiano Ronaldo nga ana tjetër duket se e ka kundërshtuar një transferim të tillë mirëpo një gjë e tillë nuk është marrë parasysh nga drejtuesit e Juventusit pasi vetë e ardhmja e tij akoma nuk është e qartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here