Werder Bremen është shprehur e gatshme për të shitur Milot Rashicën, siç raporton BILD.
Klubi gjerman dëshiron të marrë një shumë sa më të madhe parash nga 24 vjeçari para se kontrata e tij të skadojë në vitin 2022.
Werder do të dëgjojë të gjitha ofertat që do të vijnë në drejtim të tij, me skuadrën e Aston Villas që është favoritja për të siguruar shërbimet e sulmuesit anësorë nga Kosova.