FA Cup, Leicester eleminon Unitedin

    Leicester City ka siguruar kalimin në gjysmëfinalet e FA Cup, pasi ka eliminuar Manchester United.

    Një fitore 3-1 i dhuroi kualifikimin të besuarve të Brendan Rodgers, për të cilët njeriu i ndeshjes ishte padyshim Iheanacho.

    Nigeriani shënoi dy gola dhe dhuroi asist, duke qenë protagonist absolut i sfidës. Fillimisht, Iheanacho përfitoi nga një gafë e pabesueshme në pjesën e parë e Fred. Manchester United reagoi në minutën e 38’ me anë të Greenëood, por vetëm aq.

    Pjesa e dytë ishte e gjitha për Leicester, që shënoi në minutën e 52’ me anë të Tielemans golin e 2-1. Në minutën e 78’ erdhi dhe goli i hipotekimit të fitores me autor përsëri Iheanachon. Nigeriani shfrytëzoi një krosim perfekt të Albrighton dhe mposhti miqtë e United. Kështu, gjithçka u mbyll me shifrat 3-1.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here