Stefano Sensi bën gati valixhet, 25-vjeçari largohet nga Interi, mirëpo jo nga Serie A.
Mesfushori i Interit, Stefano Sensi, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Meazza në fund të sezonit, pasiqë nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes.
25-vjeçari ka pësuar lëndime të shumta dhe kjo ka bërë që ta humbasë vendin e titullarit tek Interi.
Calcio Mercato, raporton se Inter dhe Atalanta mund të shkëmbejnë Sensin dhe Maloynovskyi.
Mesfushori ukrainas nuk po fiton shumë minuta te Atalanta, ndërsa Conte e pëlqen shumë atë dhe te Interi janë të gatshëm për këtë shkëmbim.
Bisedimet do të fillojnë së shpejti dhe marrëveshja pritet të arrihet me lehtësi.