Super shkëmbim: Papu Gomez rikthehet në Serie A!

Lajm i bujshëm nga Italia, Papu Gomez rikthehet në Serie A.

Sulmuesi i Sevillas, Papu Gomez duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë në Spanjë.

Sipas portalit italian Calcio Mercato, Inter dhe Sevilla kanë gati super shkëmbimin mes Gomez dhe Vidal.

Vidal nuk bën pjesë në planet e Contes dhe Neroaxurët do t’ia ofrojnë kilianin Sevillas.

Përveç Vidal, Inter do tia ofrojë Sevillas dhe një shumë prej 5 milionë eurove për Gomez.

Andaluzianët kanë dhënë dritën jeshile për këtë operacion, mirëpo problemi i vetëm qëndron te paga e Vidal.

33-vjeçari përfiton gjashtë milionë euro në sezon te Interi dhe kiliani do të duhet të heq dorë nga paga e tij e lartë për tu realizuar ky operacion.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here