Super ndeshje, Milan fiton në transfertën me Fiorentinën

E pa veten në avantazh, pastaj në disavantazh por në fund e përmbysi gjithçka dhe vendosi goli i Hakan Calhanoglu.

Milani rigjen veten, lojën dhe golat, duke shënuar 3 në Firence dhe marrë 3 pikë me shumë vlera edhe në kuadër të zonës Champions League.

Skuadra e Piolit vinte pas eliminimit nga Europa League dhe Manchester United, por pas pak minutash gjeti golin e avantazhit me Ibrahimovic.

Megjithatë, Pulgar barazoi në goditje dënimi ndërsa Pezzella iu afrua rrjetës me thembër (shtylla e ndali)…

I pafat edhe Ibrahimovic i ndaluar nga tranversa në pjesën e parë. Pjesa e dytë nisi me gol të Ribery dhe atëherë kur u duk sikur “Djalli” ra moralisht, gjeti forcën dhe reagoi duke barazuar me Diaz dhe shënuar me Calhanoglu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here