Goditje surprizë: Hector Herrera te gjiganti italian

Atletico Madrid është një ndër ekipet më të mbipopulluar në repartin e mesfushës.

“Los Colchoneros” që kanë emra si Koke, Saul Niguez, Torreira, Kondogbia, apo dhe Marcos Llorente e Hector Herrera që duhet të luftojnë për dy vende titullarë në formacion.

Pikërisht ky i fundit duket se nuk është një nga të preferuarit e trajnerit Diego Simeone.

Sipas mediave spanjolle, Herrera do të largohet nga Madridi në fund të këtij sezoni. Përvecse largimit nga “Wanda Metropolitano”, mediat spanjolle bëjnë me dije se meksikani ka zgjedhur edhe destinacionin e ri për të ardhur.

Hector Herrera do të firmosë me ekipin e Napolit për sezonin e ri. Klubi italian duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me mesfushorin, i cili do të luajë për herë të parë në Itali, në rast se transferimi konkretizohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here