Lajm bombastik nga Spanja, Philippe Coutinho rikthehet në Serie A!
Philippe Coutinho është njëri nga lojtarët që do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit.
Braziliani nuk ka arritur të adaptohet në formacionin e Koeman dhe Laporta do ta nxjerr atë në shitje.
Sipas portalit spanjoll Todo Fichajes, në garë për Coutinhon është futur edhe Interi.
Trajneri i Neroaxurëve, Antonio Conte e pëlqen brazilianin dhe në rast se klubi i tejkalon vështirësitë financiare, atëherë Marotta do të hidhet në sulm për transferimin e tij.
Interesim për Coutinhon ka shfaqur edhe Milani dhe mbetet ta shohim se ku do të përfundojë braziliani sezonin e ardhshëm.