Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Agueros

Sergio Aguero po kalon muajt e fundit te Manchester City dhe klubi anglez po mendon për pasuesin e tij.

Gabriel Jesus nuk bind, madje nuk pëjashtohet një largim i mundshëm i tij dhe drejtuesit nga “Etihad Stadium” kanë një emër surprizë për të përforcuar sulmin.

Bëhet fjalë për Danny Ings. Ky i fundit ka shkëlqyer me Southampton, sidomos sezonin e shkuar, ku shënoi plot 22 gola, duke qenë një ndër golashënuesit më të mirë në Premier League. Ings ka dhe 1 vit të mbetur në kontratë me Southampton dhe nuk ka rinovuar.

Klubi pritet ta shesë, sepse nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero dhe nga kjo gjë kërkon të përfitojë Manchester City. Drejtuesit e “Citizens” kanë gati 25 milionë euro për të bindur Southampton. Tashmë mbetet për t’u parë nëse klubet do të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here