E bujshme: Karim Benzema transferohet në Serie A

Sulmuesi i Realit, Karim Benezema drejt transferimit në Itali.

Që nga largimi i Ronaldos, Benzema është lider i padiskutueshëm te Reali.

Sulmuesi francez ka shënuar 23 gola këtë sezon, mirëpo sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit për të në Madrid.

Perez planifikon të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër dhe Benzema pritet të largohet nga Santiago Bernabeu.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Benzema do ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë interesim për të ka shfaqur Juventusi.

Biankonerët nuk do ta blejnë kartonin e Alvaro Moratas dhe e shohin Benzeman si përforcim ideal për vijën e sulmit.

Për shërbimet e Benzemas, Zonja e Vjetër do të ofrojë 20 milionë euro, shifër të cilën Reali pritet ta pranojë, pasiqë francezit i skadon kontrata në vitin 2022.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here