Isco do transferohet në Serie A por jo tek Juventus!

Isco do të largohet këtë verë nga Real Madrid dhe me shumë mundësi për tu bërë pjesë e Interit dhe jo Juventusit siç pretendohej nga shumë media italiane dhe spanjolle.

Real Madrid duket e gatshme për të filluar bisedimet me Interin në qoftë se Neroazzurët do të dalin nga kriza financiare dhe të bëjnë gati një shumë parash për kartonin e mesfushorit.

28 vjeçari pëlqehet shumë nga Antonio Conte dhe është shumë optimist se do të arrijë një marrëveshje që do të shohë spanjollin të vijë në Giuseppe Meazza.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here