Juventus, gati goditja e madhe në mesfushë!

Juventus po bën gati planin për të sjellë në Torino mesfushorin ndoshta më në formë në të gjithë Europën.

Bëhet fjalë për Houssem Aouar të Lyon i cili prej sezonit të ardhshëm ka shumë mundësi që të jetë pjesë e Zonjës së Vjetër pasi në këtë aspekt janë duke punuar pothuajse që një vit.

Biankonerët po bëhen gati për të ofruar një shumë prej 40 milionë eurosh dhe shërbimet e De Sciglios i cili aktualisht është i huazuar tek kjo skuadër.

Juventus po kërkon me çdo kusht që të rrisë kualitetin në mesfushë pasi është reparti që ka hapur më së shumti probleme për skuadrën e Pirlos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here