Me apo pa dashje, Haaland jep sinjalin për të ardhmen e tij

Erling Haaland është në qendër të zërave të merkatos.

Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund kërkohet nga disa klube të mëdha të Europës, por akoma nuk dihet me siguri se cila do të jetë e ardhmja e tij.

Megjithatë, një e dhënë e vogël mund të ketë ardhur nga grumbullimi i kombëtares ku atletët janë kapur duke parë një kanal në televizor…

Siç tregojnë imazhet e publikuara në rrjetet sociale nga El Chiringuito TV, sulmuesi i Borussia Dortmund është i grumbulluar me Norvegjinë.

Teksa stërvitet me shokët e skuadrës, televizori është ndezur. Deri këtu asgjë e keqe, po të mos ishte për faktin se televizori duket se është te kanali i Barcelona-s.

Rastësi apo një sinjal për të ardhmen? Nuk e dimë, por interesi rreth Haaland është shumë i madh…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here