Shkëmbim spektakolar: Skriniar në Madrid, ylli i Realit te Interi

Lajm bombastik nga Spanja, Reali dhe Interi kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës.

Mbrojtësi i Interit Milan Skriniar, ka përfunduar në shënjestrën e Real Madridit. Los Blancos e shohin sllovakun si përforcimin e mbrojtjes.

Don Balon, raporton se Reali synon transferimin e Skriniar në merkaton e verës dhe janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Iscos si dhe 20 milionë euro.

Isco pëlqehet nga Conte dhe italiani ka dhënë dritën jeshile për këtë shkëmbim.

Don Balon, shkruan se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe se në verë mund të shohim një super shkëmbim mes Realit dhe Interit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here