Juventus tashmë ka filluar të mendojë për zëvëndësuesin e Andrea Pirlos dhe nëse deri më tani ka qenë vetëm emri i Zinedine Zidane tashmë në skenë kanë hyrë edhe 4 italianë.
‘AS’ raporton se ëndrra e madhe e Juventusit është që në stol ta sjellë Zinedine Zidane mirëpo këtë verë kjo gjë duket shumë e vështirë për tu realizuar.
Tashmë Zonja e Vjetër ka rikthyer vëmendjen në Itali ku shumë emra të mëdhenj janë të volitshëm këtë verë.
Katër janë favoritët për të zënë vendin e Pirlos dhe bëhet fjalë për figura si: Roberto Mancini, Luciano Spalletii, Simone Inzaghi dhe Massimiliano Allegri.