Shokuese, Ronaldo kërkon largimin nga Juve për tu transferuar tek kjo skuadër!

Ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo raportohet se ka shprehur vetë dëshirën për tu larguar nga kjo skuadër gjatë kësaj vere për tu rikthyer tek Real Madrid.

36 vjeçari u largua nga Real Madrid në vitin 2018 pasi shënoi 450 gola në 9 sezone dhe gjithashtu fitoi 4 herë Champions League.

Portugezi erdhi në Torino për të ndihmuar Zonjën e Vjetër për të triumfuar në Champions League mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi tash e 3 sezone.

Marca raportoi që portugezi do të ishte mëse i lumtur për një rikthim në Santiago Bernabeu, aty ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.

Ronaldo mund të marrë i pari një hapë për tu larguar dhe duket se Juventusi do të pajtohet për ta lënë atë të lirë nëse i ofrohet një shumë prej 25 milionë eurosh.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here