Leipzig shet të gjithë, Inter, Juve dhe Milan fërkojnë duart!

Leipzig është pranë një revolucioni të vërtetë pasi do të nxjerrë në shitje shumë futbollistë të vjetër dhe kjo është një mundësi e madhe për Juventusin, Milan dhe Interin.

Dani Olmo është njëri që do të largohet gjatë kësaj vere dhe ky futbollist është shumë i kërkuar nga Juventusi dhe Milani.

Nordi Mukiele është një objektiv i Romës, mbrojtësi i djathtë i lindur më 1997 ka mundësinë e artë këtë verë për tu transferuar tek Giallorossët.

Mirëpo lista vazhdon me emra të tillë si: Marcel Sabitzer, Halstenberg, Orban dhe Forsberg ku të gjithë këta priten që të largohen nga skuadra gjermane dhe mund të kenë si destinacion Italinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here