Nacho në Serie A por jo tek Juventusi!

Me një kontratë që i skadon në vitin 2022, për Real Madrid kjo verë është mundësia e fundit për të shitur Nacho Fernandezin i cili deri më tani kërkohej vetëm nga Juventus por tashmë situata ka ndryshuar.

Por për 31 vjeçarin tashmë në garë ka hyrë edhe Roma e cila duket shumë më e vendosur sesa Juventusi për të siguruar shërbimet e spanjollit.

Zidane nuk duket shumë optimist për një rinovim me të kështu që mundësitë që ai të transferohet në Serie A po rriten dita ditës.

AS raporton që futbollisti mund të synojë një tranferim tek Giallorossët për shkak se tek kjo skuadër do të kishte një vend të sigurt në formacion e parë të Fonsecas, ndryshe nga Juventus që nuk ka asgjë të sigurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here