Moussa Marega mund të marrë vendimin që të largohet nga Porto gjatë kësaj vere, raporton kështu agjenti i tij.
29 vjeçarit i skadon kontrata aktuale në fund të këtij sezoni dhe mediat në Portugali raportojnë që ai është pranë arritjes së një marrëveshje të re por një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar.
Por zëra të tillë i ka hedhur poshtë plotësisht agjenti i tij i cili ka deklaruar që deri në këtë ditë nuk është diskutuar asgjë dhe gjithçka mbetet të diskutohet ditëve të ardhshme.